Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 100 mijë lek kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakon.

 

“Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

 

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar”, thuhet në njoftim.

 

Sako dhe Doda shkelën kodin zgjedhor, neni 91 ‘Përdorimi i aseteve publike’ duke përdorur ambientet e shkollës për të organizuar takim elektoral.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re