Skip to content

Gjobitët Metën dhe Kryemadhin për thyerje të masave, a është penalizuar ndonjë funksionar i PS-së? Rama vihet në siklet në konferencë (Justifikimi pa ‘kripë’)

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme u pyet në lidhje me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të gjobitur për thyerje të masave anti-Covid.

Rama nuk foli me emra por bëri me dije se janë gjobitur të gjithë ata persona aktivitetet e të cilëve kanë bërë bujë në media. Ndaj sipas kryeministrit duhet ashpërsimi i masave dhe për partitë politike në mënyrë që ato të mos bëhen transmetuese të virusit.

“Çështja në rastin konkret nuk është te aktivitetet publike në sensin që dalin nëpër media.

Çështja është edhe te shumë aktivitete që nuk dalin në media dhe janë në shkelje. Gjobat e vëna në raport me aktivitetet janë një pikë uji në det. Prandaj unë e vendosa theksin që të gjobiten që të gjithë.

Deri tani gjobat kanë qenë shumë sporadike në lidhje me partitë politike dhe përfaqësuesit e partive politike. Daljet e Monika Kryemadhit kanë qenë shumë sepktakolare për të mos tërhequr vëmendjen në thyerje të ligjit. Por ka plot të tjera që nuk e tërheqin vëmendjen pasi nuk dalin në ekrane por ndodhin, prandaj duhet ashpërsimi i masave.

Minimumi që partitë politike mund të bëjnë është që të mos bëhen transmetues të virusit”, tha Rama

/faxweb