Novak Gjokovic, tenisti më i lartë në listën e ATP-së, ka hyrë në Instagram dhe ka nderuar tre serbët që u vranë në Kosovë dhe që më parë kishin vrarë një polic të Kosovës.

Prishtina e ka përshkruar grupin e armatosur si një strukturë profesionale terroriste/kriminale dhe e konsiderojnë Serbinë përgjegjëse. Por kjo nuk e ndaloi Gjokoviçin që t’u bënte homazh tre të vrarëve.

“Çdo lot i lutet Zotit, i dhemb shpirti i çdo serbi”, ka shkruar ai në foton që ka publikuar, e cila është bërë në kishën e Shën Savës në Beograd, ku janë ndezur qirinj, dhe pranë saj ka vendosur edhe një emoticon lutjeje.

Dhe çështja është pikërisht zoti i tyre, që ata mendojnë se është me ta, me nacionalizimin e tyre të sëmurë, vrasës e kriminal, të provuar si të tillë në histori. Ky zot nuk mund të jetë me të madhe(Z), pasi është i sajuar prej tyre e jo Zoti i vërtetë, që ata o nuk e njohin, o e njohin por nuk duan të pranojnë, pasi e dinë qartë që nuk pajtohet me tekat e tyre kriminale në gen.      

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re