Interpelanca e dytë e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi që është zhvilluar në Kuvend ka qenë në lidhje me situatën në burgje ku ai ka sulmuar përsëri drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailaj.

Duke ndjekur akuzat, ministrja e Drejtësisë Gjonaj i kërkoi deputetit Maliqi që të fokusohej te situata dhe jo të mëllefet personale që e kanë zanafillën gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e zv.drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.

Sa i përket ngjarjeve të fundit, Gjonaj i kërkoi deputetin që të shfrytëzojë të dhëna zyrtare apo fakte dhe jo gojëdhëna kafenesh.

Ndërkohë ajo hoqi një paralele edhe me situatën e mëparshme ku tha se ndryshimi duket i qartë.

Një tjetër cështje që ngriti Maliqi ishte edhe shkarkimet dhe futunën në burgje të ndërmarrë prej Gjonajt pas lejimit të daljes  në Bllok të Dritan Dajtit për vizitë mjekësore. Duke mbrojtur daljen e Dritan Dajtit, Maliqi tha se drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka qenë në dijeni të kërkesës së tij që është pranuar për të shkuar për t’u mjekuar në një klinikë në Bllok.

Kërcënimin e Ismailit ai e cilësoi si “Kastile, që të ruhet me policë, është i paaftë”.

Interpelanca 

Lefter Maliqi: Unë kam qenë zv/ drejtor i burgjeve, ato të meta që konstatova ua kam thënë. Të nderuar drejtuar KÇK-së, pavarësisht se keni emëruar një drejtoj burgjesh, i cili kërkonte që zv. drejtori të largonte njerëzit e Sandër Lleshaj. Ai emëroi disa drejtorë burgjesh ushtarakë për të zbatuar ligjin dhe detyrat. Kush janë oligarkët pranë kryeministrit që e propozuan emrin e drejtorit të përgjithshëm, ti se komandon atë, por ai ty. Drejtori ka qenë liruar si agjent i SHIK-ut në 1997, ka qenë liruar nga komisariati nr. 3 për shkak të ngjarjes së Sokol Koçiut. Ka qenë i shkarkuar për abuzim me detyrën?

Etilda Gjonaj: Kemi ndërmarrë një sërë propozimesh për ligj të ligj për të dënuarit, paraburgosurit dhe policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen. Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferohen larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime. Nuk ka më emërime nepotike. Unë në fillim të 2020 kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas. Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Është mbyllur historia e dërgimit me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra. Edhe për rastin e fundit që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm ’41-bis’. Zoti Maliqi nuk kam parë ndonjë rezultat kur keni qenë zv/ drejtor i Burgjeve.

Lefter Maliqi: Bëre një konferencë shtypi këtu, shoë. Kam nxjerrë një urdhër tha për transferimet e punonjësve mbi 40, por nuk zbatohet dhe është thyer. Premtoi se do të rrisë pagat 20-30% mezi ua rriti 7%. Premtoi njohjen e vjetërsisë në punë, por nuk njihet vjetërsia e punonjësve të policisë në burgje. Mbi 32 mjete i ka pa asnjë letër, siguracion, kolaudim, etj. Testimet janë shoë. Nxore një urdhër kur isha zv/ drejtor, hoqe 130 veta brenda një jave dhe futi të Rilindjes. Ndërhyri politika. I thashë si ka mundësi, që dolën rezultat kur sapo mbaroi testimi. U anulua lista dhe nxori një tjetër, listë pritje që nuk u zbatua nga drejtori i tyre i KÇK-së. Miqtë e Lleshajt, ushtarakët që shkarkoi po fitojnë gjyqet një nga një. Tani ky drejtori i KCK-së. Me 10425, i akuzuar edhe për favorizim pesticidesh kur ishte drejtor i AKU-së, denoncime edhe nga biznesmenë të tjerë. E bënë n/ drejtor të pastrimit të parave. DEA amerikan i kërkoi kryeministrit ta largonte, por klanet nuk e lanë, e emëroi drejtor të AKU-së, ku bëri abuzime. E vërteta është se shntazhonte dhe kryeministrin dhe ai e coi te Burgjet. Më thoni zonja ministre, a lejohen drejtorët të komanduar mbi tre muaj ushtarakë. Auditi i Burgjeve është 10 muaj i mbyllur, ky drejtori e shkarkoi me presione, gjykata e riktheu, ky nuk e lejon shefin e auditit. Kërcënohet? E bën kastile, që të ruhet me policë, është i paaftë. Për rastin e Dritan Dajtit, ju i ngritët kurth drejtorit të policisë së burgjeve. Të burgosurit, se këta nuk kanë as mjekë, dhe kur duan të vizitohen me lekët e tyre kërkesa ciklohet nga drejtori i burgjeve dhe ai ishte sipas rregullave. Ky që bën shoë që kandidon për drejtor të BKH-së. Krimi largoi Çukon, Çipën dhe afron krimin.

Etilda Gjonaj: Unë kam ardhur institucionin me përmirësimet e bëra dukshëm dhe për të bërë transparente masat. Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve apo inateve tuaja personale, apo persona specifikë dhe drejtuesit. Unë nuk po e kuptoj merakun tuaj, një panoramë me emra, pse ishin më shumë persona të dënuar që u përmendën këtu? Unë nuk i jap rëndësi emrave, nëse ka shkelje evidentohet, cohet në prokurori dhe këtu mbaron. Nuk kuptoj merakun tuaj. Nuk është mirë që qytetarët dëgjojnë që një deputeti i vjen inat se ministrja ka marrë masa. Për rastin që thatë janë marrë masa disiplinore, por prokuroria ka nisur hetimet. Informacion e keni ose të vjetëruar, ose do u sugjeroja që të mos merrni informacion në kafene, ju japin të dhëna dhe jo fakte, ju ngatërrojnë.

Lefter Maliqi: Interpelanca bëhet për shqiptarët. Faktet janë kokëfortë. Mos më trego kafenenë mua, informacionin e ke nga shoferi jot, se piva kafe me zotin Kacorri. Po përgjegjësitë për këta që fitojnë gjyqet kush do ta mbajë? Më vjen keq për ty nuk ka gjë personale, por kjo është një e vërtetë e zeza mbi të bardhë se cfarë ndodh në burgje. Pse 8 të burgosur me rrezikshmëri kanë dalë tani vetëm me këtë drejtor. Si ka mundësi që SHKB dhe policia e burgjeve nuk dinte gjë për atë të Krujës. Ju mendoni se të ‘fortët’ në burg punojnë, jo more jo, por ata që janë hallexhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re