Skip to content

Gjonaj përplaset me Xhaferrajn: Nëse nuk kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur të ndërmerren masa disiplinore

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste Etilda Gjonaj ka reaguar fill pas komenteve të deputetit demokrat Ferdinand Xhaferraj i cili sulmoi gratë e kabinetit qeveritar.

Nga foltorja e Kuvendit, ish ministrja e Drejtësisë kërkoi nga ligjvënësi që të kërkonte ndjesë për gjuhën e përdorur.

“E nderuar Zonja Kryetare, të nderuara kolege deputete,

Në fakt ne në këtë periudhë jemi duke krijuar Aleancen për këtë legjislaturë të re, Aleancën e Grave Deputete të ciliat jo vetëm që i kanë dhënë një zë tjetër Parlamentit, por nga ana tjetër përfaqësojmë dhe të gjitha gratë të cilat e shikojnë herë herë politikën larg dhe mbase shpesh herë dhe kjo gjuhë që përdoret në parlament i step për të kontribuar dhe për tu përfshirë në politikë. Unë besoj që të gjitha këtu e kuptojmë dhe të gjithë kolegët deputetë e kuptojnë që nëse ka diçka që mund të debatohet ka të bëjë me punën e grave ministre apo dhe grave deputete, dhe gjuha e përdorur sot pavarësisht nga deputeti Xhaferri është totalisht e papranueshme. Prandaj në rastet kur një koleg deputet nuk pranon që të kërkojë ndjesë vjen në ndihmë rregullorja e cila në nenin 62 parashikon se deputeti gjatë ushtrimit të mandatit respekton rregullat bazë për standardet e sjelljes të parashikuar në këtë rregullore si dhe në kodin e sjelljes së deputetit. Gjithashtu neni 63 dhe 64 përcaktojnë masat disiplinore që duhet të merren ndaj deputetëve që në fjalimet e tyre përdorin gjuhë jo parlamentare, diskriminuese, ose kryejnë veprime të tjera. Vetem në rast se fyerja e cila është bërë me fialë nga deputeti tërhiqet duke kërkuar ndjesë, atëherë mund të tërhiqemi nga ky parashikim i rregullores së Kuvendit.Faleminderit”, nënvizoi Gjonaj e cila në qëndrimin e saj u përkrah edhe nga një grup deputetesh të tjera.