Skip to content

Gjonaj vizitë në burgun e të miturve në Kavajë

Ky është Arbeni, një nga shumë të miturit që vuajnë dënimin në burgun e Kavajës. Ai thotë se kushtet e vështira ekonomike në familje e detyruan të kryejë vjedhje, për shkak të të cilave sot ndodhet pas hekurave.
 
Kohën në burg Arbeni e ka shfrytëzuar duke marrë pjesë në tre kurse profesionale.
 
Këtë të premte Arbeni dhe shumë të mitur të tjerë të dënuar ishin pjesë e një aktiviteti me rastin e festave të fundvitit. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila vizitoi institucionin e riedukimit, tha se burgu duhet të jetë opsioni i fundit për këtë kategori.
 
Aktiviteti sportive u organizua në bashkëpunim me gjimnazin “Aleksandër Mosiu” të qytetit.