Mit’hat Havari, ish-drejtuesi i Policisë ka deklaruar se Vettingu që po zhvillohet në Policinë e Shtetit është një farsë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Havari shkruan se në Policinë e Shtetit sundojnë ende paaftësia dhe sigurimi i shtetit, pikërisht sot, kur u konfimua në detyrë Gjovalin Loka, pavarësisht se fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

“Vettingu në Policinë e Shtetit është një farsë, blof. Paaftësia dhe sigurimi i shtetit sundojnë ende,”– shkruan Havari duke mos përmendur asnjë emër, por sigurisht i referohet rastit të Lokës.

Ky reagim vjen pikërisht sot, pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se Loka fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, KJV e ka konfirmuar në detyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re