Policia e Tiranës thotë se personi që gjuajti me gurë në drejtim të kryeministrisë ka qenë i dehur dhe që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 minuta të së martës, në hyrje të kryeministrisë, ku personi filloi të gjuante me gure, por është neutralizuar.

Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re