Adoleshenti që goditi me karrige mësuesen e tij në Lezhë do të përballet me dy vepra të rënda penale. 16-vjeçari është vënë në pranga, pas marrjes së dëshmisë në praninë e prindërve e psikologëve. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij veprimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re