Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka konsideruar një gjueti shtrigash arrestimin e Fredi Belerit, i cili ndodhet në qeli prej rreth 9 muajsh.

Ai u shpreh se është kundër shit-blerjes së votave duke theksuar se ky fenomen duhet çrrënjosur. Por sipas Dules në rastin e Fredi Belerit nuk ka asnjë provë dhe fakt.

“Në mënyrë kategorike jemi kundër shitblerjes së votave, por edhe kundër gjuetisë së shtrigave.

Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë të vetme që Beleri ishte duke shit-blerë votat. Pretendohet se Kokaveshi dha kartëmonedha në të cilat nuk gjendet shenja të gishtave të atij që akuzohet për këtë gjë. Tek zyra elektorale për zgjedhjet e 14 Majit në Himarë deputeti i PS kishte vendosur thirrje për qytetarët që të dërgonin dokumentacionet për të marrë titujt e pronësisë. Ky është korrupsion parazgjedhor.

Duhet t’i jepet fund shit-blerjes së votave, por nuk mund të bëhet nëse mbyllen dosjet si ajo 184, u bëmë gazi i botës në gazetën Bild.

Fenomeni duhet çrrënjosur por jo me gjueti shtrigash”, tha Vangjel Dule.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re