Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Open” duke komentuar gjuhën e politikanëve shqiptarë në fushatën elektorale, është shprehur se historia e politikës shqiptare ka treguar se është sharja dhe denigrimi.

Sipas Lubonjës, ka mungesë dialogu dhe se për këdo që është në pushtet, funksionon kultura e injorimit.

“Problemi është përmbajtja e kësaj gjuhe. Është histori e tërë historisë sonë politike, denigrimi dhe sharja. Gjatë 30 viteve, kush ka qenë në pushtet, ka injoruar opozitën. Nuk ka pasur dialog. Edhe Berisha kur ka qenë në pushtet këtë gjuhë ka përdorur.

Tani problemi është Rama sepse është në pushtet. Ju thotë të PS ju nuk mund të merrni pjesë në debate, injoroni ata se janë kënetë. Kjo është mungesë dialogu dhe e gabuar, sepse nuk përcjell asgjë te publiku.

Edhe me ne gazetarët, Rama s’ka thënë kurrë që ke të drejtë. Ka bllokuar demokracinë. Rama ka frikë nga debati se s’ka njerëz. Pastaj është kultura e injorimit, thotë janë plehra, kazanë dhe kënetë. Dështimi është se nuk ka dëgjuar asnjë kritikë dhe pastaj përdor gjuhën e denigrimit. Është më kollaj të sulmosh Berishën, sepse ka më shumë shans në këtë lloj lufte”, tha ndër të tjera Lubonja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko