Pas zgjedhjes së Megi Finos si kryetare e re e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, ka përcjellë urimet dhe mbështetjen e tij për mandatin e saj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të mirën e qytetit.

“Urime dhe suksese Megi Fino për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës! Të gjithë së bashku le të dëshmojmë se vetëm përmes punës dhe frymës së bashkëpunimit mund t’u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve për vendimmarrje në të mirë të qytetit,” deklaroi Braimllari në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se qytetarët kanë nevojë për një frymë europiane dhe për një kulturë politike të bazuar në bashkëveprim dhe shërbim. Sipas tij, ndasitë politike dhe gjuha konfliktuale duhet të lihen mënjanë, për t’i dhënë përparësi interesave të komunitetit.

“Përpara se të jemi politikanë, jemi qytetarë të këtij vendi, prindër të atyre fëmijëve që kanë nevojë të ecin me ritme europiane drejt një zhvillimi të qëndrueshëm për Shqipërinë 2030,” theksoi Braimllari.

Në të njëjtën kohë, ai falënderoi anëtarët e Këshillit Bashkiak për besimin që i dhanë për të vijuar detyrën si nënkryetar i këtij institucioni, duke e cilësuar si një përgjegjësi shtesë në shërbim të qytetarëve të Tiranës.

Braimllari gjithashtu përgëzoi drejtuesen e deritanishme të Këshillit, Romina Kuko, për kontributin e saj dhe për nxitjen e bashkëpunimit konstruktiv mes këshilltarëve. Ai nënvizoi se është pikërisht kjo frymë që duhet të dominojë për të ecur përpara në drejtim të një Tirane dhe Shqipërie më europiane.

Postimi i Endrit Braimllarit

Urime dhe suksese Megi Fino për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës!

Të gjithë së bashku le të dëshmojmë se vetëm përmes punës dhe frymës së bashkëpunimit mund të arrijmë që ti përgjigjemi kërkesës së qytetarëve për të miratuar vendime në të mirë të qytetit.

Qytetarët kanë nevojë për një frymë europiane, për bashkëveprim dhe shërbim ndaj tyre.

Gjuha e llogores politike dhe ndasitë duhet të lihen mënjanë, kur bëhet fjalë për zgjedhje dhe zgjidhje në sherbim të qytetit dhe qytetareve. Përpara se te jemi politikanë, jemi qytetarë të këtij vendi, jemi prindër të atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë të ecin me ritmet europiane, për një zhvillim pandalshëm për Shqipërinë 2030.

Dua të falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të cilët më besuan në detyrën e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak.

Një përgjegjësi e shtuar për të qenë pranë çdo qytetari të Tiranës duke vazhduar misionin e shërbimit ndaj tyre.

Gjithashtu shpreh përgëzime dhe mirënjohje për drejtuesen e deritanishme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Romina Kuko, e cila përmes një gjuhe pozitive mundësoi lehtësinë e bashkëpunimit mes këshilltarëve, nxiti angazhimin si përfaqësues të qytetarëve, me qëllim rritjen e Këshillit si institucion vendimmarrës.

Pikërisht kjo gjuhë bashkëpunimi nevojitet për të çuar përpara punët e frytshme për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko