Analisti Martin Leka, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me mbylljen e hetimeve të dosjes “Xibraka” dhe kallëzimin e bërë nga demokrati Gazment Bardhi për implikimin sipas tij, të Olsi Ramës në atë që njihet si dosja “Xibraka”.
Leka tha se “Xibraka” është një çështje me ngarkesë politike, ndërsa tha se gjuha e shpifjes në Shqipëri sidomos nga politikanët me imunitet është bërë normë në vendin tonë.
Ai tha se kjo gjë duhet të marrë fund një herë e mirë.
Analisti tha se shpifja në gjuhën e politikanëve është ordinere për çdo politikan njësoj edhe për Gazment Bardhin.
Martin Leka: Çështje që ka ngarkesë politike dhe kjo dihet, sulmi ndaj vëllai të kryeministrit është një lloj lufte klasash e modernizuar dhe e moderuar që nuk i bën nder asnjë lloj kryeministri, asnjë lloj politikani në këtë vend.
Gjuha e shpifjes në Shqipëri sidomos nga politikanët me imunitet është bërë normë. Dhe kjo lloj gjuhe unë mendoj se duhet të marrë fund nje herë e mirë, sepse nuk mund të ecet në vitin 2025 me një gjuhë ordinere shpifjesh dhe akuzash qoftë publike qoftë jo publike. Shpifja në gjuhën e politikanëve është ordinere për çdo politikan njësoj edhe për zotin Bardhi.
Të shpifësh edhe ndaj qytetarit të thjesht është po aq kriminale sa një krim tjetër i kësaj natyre.