Shumë njerëz kanë një gjuhë me një shtresë të verdhë. Çngjyrosja është shpesh e padëmshme dhe mund të hiqet me një kruajtëse gjuhësore. Megjithatë, një sëmundje e rëndë mund të identifikohet gjithashtu si shkaku i një gjuhe të verdhë. Nëse pllaka mbetet kokëfortë si një shtresë gëzofi në gjuhë dhe nuk mund të hiqet, duhet patjetër të shkoni te dentisti.

Çfarë është një gjuhë e verdhë?

Një gjuhë e verdhë është një shtresë e verdhë në gjuhë që mund të shfaqet përmes një zbardhjeje të lehtë, si dhe një ndjesie e ashpër.

Çfarë do të thotë një gjuhë e verdhë – në detaje?

Gjuha është një organ i jashtëzakonshëm dhe kryen funksione të shumta. Për shembull, ajo vepron si një mburojë mbrojtëse kundër mikrobeve bashkë me bajamet që ndodhen aty. Në jetën e përditshme ne e vlerësojmë gjuhën kryesisht për shkak të papilave të saj. Këta receptorë bëjnë të mundur përcaktimin e shijeve të ndryshme. Për shembull, bëhet i ëmbël në majë të gjuhës, i thartë dhe i kripur nga të dyja anët dhe i hidhur në pjesën e pasme të gjuhës.

Veshja e gjuhës zakonisht është rezultat i higjienës joadekuate orale. Mund të duket e shëmtuar dhe të ndihet e pakëndshme, por nuk duhet te jetë patjetër një shënjë për sëmundje.

Tretja fillon duke copëtuar ushqimin në gojë – ku bakteret kujdesen për zbërthimin e ushqimit të mbetur. Deri në 80 % të të gjithë mikroorganizmave gojë ndodhen në pjesën e pasme të gjuhës. Në rrethana të caktuara kjo mund të çojë në probleme. Sidomos nëse mungon higjiena orale. Mund të formohet një mukozë e cila me kalimin e kohës mund të çojë jo vetëm në erë të keqe të gojës, por edhe në prishje të dhëmbëve ose periodontit.

Gjuha e verdhë – çfarë të bëni?

A keni qenë me nxitim kohët e fundit dhe a keni lënë pas dore higjienën orale? Shkaktarët e veshjes së gjuhës mund të jenë gjithashtu konsumimi i shtuar i kafesë, verës, ëmbëlsirave apo cigareve? Pastaj thjesht investoni më shumë kohë në kujdesin ndaj dhëmbëve dhe gjuhës. Ju mund ta trajtoni në mënyrë efektive veshjen me një furçë gjuhe ose një kruese.

Cilat sëmundje mund të fshihen pas saj?

Një shtresë e verdhë në gjuhë mund të ndodhë gjithashtu si rezultat i një mangësie imune. E ashtuquajtura mëllenjë e gojës manifestohet si një shtresë e verdhë në të bardhë në gjuhë. Ky është një infeksion fungal në gojë i shkaktuar nga një sistem imunitar i dobët. Mëllenjë orale gjendet kryesisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, por dhe të rriturit që kanë një sistem imunitar të dobët mund të zhvillojnë gjithashtu mëllenjën e gojës. Imuniteti I dobët në këto raste mund të ndikohet për shëmbull nga sëmundje si kanceri, sifilizi, difteria dhe helmime/metalet janë gjithashtu shkaktarë të mundshëm. Nëse vëreni një gjuhë të verdhë, mund të shkaktohet edhe nga verdhëza.

Simptomat e verdhëzës

Nëse keni verdhëz, kjo mund të diagnostikohet përmes një testi laboratorik. Në këtë rast, ne do t’ju referojmë një specialist. Kur vini re se gjuhën e verdhë, sigurohuni që të keni kujdes edhe për simptomat e tjera të verdhëzës. Kjo gjendje shëndetësore karakterizohet nga disa ndryshime në ngjyrën e lëkurës dhe një ndryshim i veçantë në ngjyrën e syve. Kjo zverdhje e gjuhës shkaktohet kryesisht nga një grumbullim i bilirubinës në gjak. Bilirubina është një mbetje e verdhë që prodhohet kur qelizat e kuqe të gjakut shpërbëhen. Verdhëza mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, sëmundjen e fshikëzës së tëmthit dhe disa çrregullime të gjakut.

Simptomat e dështimit të mëlçisë

Verdhëza është një simptomë, jo një sëmundje në vetvete, ajo mund të identifikohet sepse sytë zverdhen para se gjuha dhe lëkura të ndryshojnë ngjyrë. Edhe urina merr ngjyrë kafe të errët, ndërsa jashtëqitja është shumë e lehtë në të bardhë. Shkaku është një mosfunksionim i mëlçisë, i cili ose shkaktohet nga proceset që ndodhin përpara se gjaku të pastrohet në mëlçi (prehepatike), në vetë mëlçi (intrahepatike) ose pas mëlçisë në kanalin biliar (postepatik). Përveç kësaj, rreth një në 20 njerëz kanë një formë të padëmshme të verdhëzës që nuk kërkon trajtim për shkak të rritjes së vazhdueshme të prodhimit të bilirubinës, e cila përcaktohet gjenetikisht.

Kur duhet të shkoni te mjeku nëse keni një shtresë të verdhë në gjuhën tuaj?

Nëse veshja e verdhë në gjuhë nuk largohet, shfaqet një ndjesi e ashpër dhe shfaqen simptoma të tjera si ethet, duhet patjetër të shkoni te mjeku. Sepse mund të ketë një sëmundje serioze pas një gjuhe të verdhë. Pasi të jetë sqaruar shkaku, do të fillohet trajtimi i duhur. Veshja e verdhë në gjuhë shpesh zhduket pasi një sëmundje themelore është trajtuar me sukses. Nëse keni një infeksion mykotik në gojë, medikamentet të kombinuara me një dietë të shëndetshme do të ndihmojnë në eliminimin e shtresës së verdhë në gjuhën tuaj.

 

Përshtati nga gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.zahnarzt-drseidel.de/gelbe-zunge.html

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re