Drejtori i gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News, ku foli lidhur me gjendjen aktuale në vend, me në fokus “deshifrimin” e punimeve të Kongresit të PS.

Ndër të tjera, pasi e konsideroi kongresin e PS si një “piar”, Musai u shpreh se kërcënimi i Ramës ndaj prokurorëve të SPAK bëhej me qëllim që t’u vendoste vijën e kuqe.

Pyetje: Gjuhë kërcënuese e Ramës për prokurorët e SPAK, ku kërkoi me nervozizëm fillimin e hetimeve ndaj Berishës, mendoni se kjo është një skemë e Ramës?

Musai: Plotësisht e vërtetë se ai është në presion aktualisht. Rama bëri këtë presion ndaj SPAK për t’i dhënë një vijë të kuqe asaj vijës që mos të ngjiten akoma më lart. Nëse ne do mbajmë për referencë deklratën e Ramës ku tha se përgjegjësia ishte individuale, kjo del të jetë e gabuar. Sepse në kodin penal kur kryhet një vepër penale, i ka të përfshirë të gjithë brenda jo vetëm atë personin që është kapur duke e kryer veprën. Ka edhe organizator, edhe porositës edhe të tjerë persona të përfshirë nëk këto çështje se nuk i bën vetëm një person.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re