Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka mandatuar për kryeministër bartësin e listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç.

Zdravko Krivokapiq është mandatuar për krijimin e qeverisë së re, i cili do të përgatisë programin dhe do të propozojë përbërjen e re brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta e Malit të Zi, thuhet në deklaratën e Gjukanoviçit, raporton rtcg.me.

Ndërkohë, udhëheqësi i grupit parlamentar – URA, Dritan Abazoviç, tha se sot është dëshmuar se shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa mendonim.

“Unë mendoj se presidenti i Malit të Zi e ka pranuar realitetin, i cili është shumë i rëndësishëm dhe se ne do të fillojmë me bashkëjetesën”, tha Abazoviç.

Ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të jenë të relaksuar dhe se pjesa më e vështirë e punës është që kryeministri i caktuar të propozojë përbërjen e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë mendoj se qeveria e re do të jetë evropiane, civile dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, përfundoi Abazoviç.

Ndryshe, Zdravko Krivokapiç ka pranuar nominimin duke thënë se deri më 8 nëntor, Mali i Zi do ta ketë qeverinë e re.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re