Presidenti malazez Milo Gjukanoviç nënshkroi Ligjin për Lirinë e Fesë ose Besimit dhe Statusit Ligjor të Komuniteteve Fetare.

Kujtojmë pas incidenteve në Parlamentin e Malit të Zi, votat e koalicionit qeverisës dhe SDP miratuan aktin që provokoi protesta nga opozita dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe.

Të shtunën në mëngjes, deputeti i Frontit Demokratik, parti  pro-serbe, Andrija Mandiç, i bëri thirrje Gjukanoviçit të mos nënshkruajë Ligjin e Lirisë së Fesë, por ta kthejë atë në parlament për rishqyrtim.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Mandiç u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë presion për të mos nënshkruar ligjin në fjalë.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Milo Gjukanoviç që të mos e dekretojë ligjin me një dekret, por ta kthejë atë në Kuvend në mënyrë që të rushikohet dhe të eliminojë mangësitë … Ne gjithashtu japim mundësinë për të thirrur një referendum për ligjin para se Gjukanoviç ta konfirmojë atë me një nënshkrim”, tha Mandiç.

Por Gjukanoioç, në sfidë të hapur ndaj frymës serbe, e ka dekretuar ligjin.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re