Ndoshta ka miliona njerëz që gjatë jetës së tyre do të kenë rënë të flenë në divan në shtëpi të paktën një herë, pas një dite të gjatë: lodhja, përgjumja dhe shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në këtë fenomen shumë të zakonshëm çdo mbrëmje.
Megjithatë, kur shkoni në shtrat, shpesh e kuptoni se nuk është aq e lehtë dhe automatike të flini dhe të bini në gjumë, sic kishte ndodhur disa minuta më parë në divan.
Presioni i gjumit- Para se të kemi shpjegimin e ekspertëve, duhet të dimë se çfarë është i ashtuquajturi “presioni i gjumit”, pra përgjigja biologjike që na bën të dëshirojmë të flemë.
Të gjithë kemi një lloj treguesi të përgjumjes: sa më gjatë të qëndrojmë zgjuar, aq më i lartë është presioni i gjumit që na kërkon të flemë, por kur jemi në divan dhe na ndodh të biem në gjumë, ky presion ulet. Kjo është arsyeja pse kur shkojmë në shtrat menjëherë pas kësaj, nuk do të ndjejmë të njëjtën nevojë për gjumë si në kohën kur ishim në divan.
“Shpjegimi më i thjeshtë lidhet me faktin se koha e kaluar në divan, e cila mund të jetë pak a shumë e gjatë, nga 40 minuta deri në dy orë, na e shuan nevojën për gjumë”, tha për Corriere della Sera Prof. Francesco Fanfulla, Drejtor i Qendrës së Gjumit të Instituteve Klinike Shkencore Maugeri të Pavias dhe Montescano.
Çfarë ndodh me organizmin tonë- Prandaj, të bëshë atë sy gjumë në divan me kohëzgjatje të ndryshme, na largon pak nga ajo lodhja dhe përgjumje e grumbulluar gjatë ditës. Nëse rikarikojmë veten për një kohë të shkurtër ,ndaj eksperti na jep shembullin e një suste: sa më gjatë të qëndrojmë në këmbë dhe pa gjumë aq më shumë ngarkohemi, dhe kur flemë natën shkarkojmë lodhjen sepse trupi ynë tani do të rigjenerohet dhe do të jetë gati për t’u përballur me nje dite te re. Nëse flemë një ose dy orë në divan në mbrëmje, “ne do ta shkarkojmë këtë stres dhe trupi ynë do të ketë më pak nevojë për gjumë: në këtë pikë mund të duhet më shumë kohë për të fjetur në shtrat, vonesa e gjumit është më e zgjatur”. shpjegon Fanfulla.
Konfuzion me pagjumësinë- Nëse është e vërtetë që në shumicën e rasteve, ata që bien në gjumë në divan ndërsa shikojnë një program televiziv, arrijnë të flenë në një kohë të shkurtër para se të shkojnë në shtrat, shumë njerëz të tjerë luftojnë shumë dhe besojnë se vuajnë nga pagjumësia. Prof. Fanfulla siguron se nuk është një patologji dhe, për rrjedhojë, nuk kërkohet ndërhyrje me barna, por duhet mësuar vetëm të ketë “orarë të saktë të gjumit dhe disa masa paraprake do të mjaftonin për të shmangur shqetësimin”.
Masat paraprake që duhen marrë- Ata që e gjejnë veten në këtë përshkrim do t’u duhet, para së gjithash, të shmangin përgjumjen në divan duke kërkuar pozicione të ndryshme dhe më komode, por edhe të shmangin qëndrimin për një kohë të gjatë para televizorit dhe të shkojnë në shtrat menjëher pasi nuk do kenë më rezistencën e nevojshme.Në këtë mënyrë do të eliminohej përpjekja për të fjetur më vonë.
Por ka edhe truke të tjera që mund të adoptohen: nga orari personal deri te përgatitja për ditën e nesërme, këto aktivitete ju pengojnë të shtriheni në divan dhe garantojnë mundësinë e gjumit më të shpejtë kur shkoni në shtrat.
“Megjithatë, kur koha që duhet për të fjetur zgjatet më shumë, mendimet negative grumbullohen në shtrat dhe përpjekja për të fjetur bëhet ankth i performancës së gjumit, atëherë ju po hyni në një gjendje patologjike dhe e gjithë kjo është një nga simptomat e parë të pagjumësisë: Dhe ju nevoitet mbështetja e një qendre me specialistin e duhur është e nevojshme”, përfundon specialistja.
