Këshillat i japim me kovë dhe i marrim me pika, ose, kur këshilla është e mirë nuk ka rëndësi kush e ka thënë.

Vlerat e këshillave janë gjithmonë të çmuara sepse në momentin e duhur dhe e shprehur nga personi i duhet ato mund të drejtojnë apo ndryshojnë jetë.

Të bindur se do t’i lexoni me shumë kënaqësi këto mençuri për vlerën e këshillave dhe këshillimit, presim nga ju të na thoni cilën prej tyre veçuat nga të tjerat:

Gjumi të mos i mbyllë sytë e tu përpara se t’i kesh bërë vetes pyetjen: ç’bëra dhe ç’nuk bëra?

Jetoni në atë mënyrë sa të mos ju vijë turp t’ia shisni papagallin e shtëpisë llafazanes më të madhe të qytetit.

Mos mbani shpresë te shoku gjaknxehtë, edhe në qoftë nga natyra shpirtmirë.

Me masë së mirës gëzoju me masë fatkeqësisë pikëlloju.

Puno, kur je i trishtuar, kjo është rruga e vetme opër të shpërndarë trishtimin.

Do t’u pëlqesh njerëzve të vegjël – bëhu vetë i vogël.

Mos e harroni kurrë ç’u tha tjetri në zemërim e sipër; po të jetë se ai ju ka akuzuar për diçka, kontrollojeni mirë veten.

Duke vëzhguar qiellin, mos humb nga sytë tokën.

Ruajuni kur fillon e ju bie në dorë gjithçka që keni dëshiruar, derrat e vënë në majmëri mbarojnë keq.

Te jeni të aftë për më shumë nga ç’keni bërë sot.

Kush vetë nuk i jep dot anë, as këshillat që i japin s’do t’i dëgjojë, të padobishëm quaje dhe pa vlerë.

Para së gjithash mëson vetë i vetëm më vonë do të mësosh diçka edhe nga të tjerët.

Do të marrësh këshilla të urta? Pyet me urtësi.

Dëgjojini këshillat e atyre që dijnë shumë, por sidomos këshillat e atyre që ju duan fort.

Mos u ndesh kurrë me atë që nuk ka ç’të humbasë: do të jetë një dyluftim i pabarabartë.

Çdo ditë ose një ditë po e një ditë jo, detyroje veten të bësh ç’nuk të pëlqen, në mënyrë që ora e domosdoshmërisë së ashpër, kur të vijë, most të gjejë (bosh).

Kur je i nxehur numëro deri në dhjetë para se të flasësh; kur je shumë i nxehur numëro deri në njëqind.

Këshilla e mirë nuk vjen kurrë shumë vonë.

Nuk duhet të na vijë keq për diçka që nuk e ndreqin dot më.

Mos lër asgjë për më vonë, sepse më vonë nuk do ta kesh më lehtë.

Do t’i bësh një të mirë të afërmit, bëje sa është gjallë; për të ashtuquajturin detyrim të fundit ai nuk do të mund të të falënderojë.

Mos i jepni kurrë këshilla atij që kërkon prej jush vetëm para.

Ruaju vetë asaj që nuk ua pëlqen të tjerëve.

Mos i zër besë njeriut që flet mirë për të gjithë.

Besojini zotit, djema, por barutin mbajeni të thatë.

Thaje barin sa është dielli i nxehtë.

Asgjë nuk harxhohet më bujarisht se këshillat.

Kurrë mos i thuaj burimit: “Nuk do të pi prej teje.”

Sillu me të tjerët siç do të dëshirojje të silleshin me ty.

Në punën e ngutshme mos u vono, në të ngeshmen mos u ngut.

Silluni mirë me njerëzit kur jeni në të ngjitur, se do të takoheni me ta kur të vijë puna të zbrisni.

Sa të vijnë të korrat e reja, jeto me ç’të të ndodhet.

Para së gjithash mos humb nderimin për vetveten.

Mos harro kurrë të mirat që të kanë bërë, por harroi sa më shpejt ato që u ke bërë ti të tjerëve.

Bluaji në mend të gjitha ç’dëgjon, por besoji vetëm asaj që kontrollon vetë.

Mos e bëj vetë atë për të cilën qorton të tjerët.

T’i japësh një këshillë të mirë budallait ose të dashuruarit është njëlloj si të përpiqesh të mbash ujin në sitë.

Kur lëshoni një thumb në adresë të dikujt, bëhuni gati ta prisni atë në adresën tuaj.

Hidh ca kashtë në hava dhe do ta kuptosh nga fryn era.

Përpara se të premtosh, mendohu, por po premtove, mbaje fjalën.

Gomari nuk ushqehet me mjaltë.

Mos e kërko si mëshirë atë që mund ta marrësh me forcë.

Në shtrëngatë shpejto të arrish portin më të parë.

Përpara se të urdhërosh, mëso të bindesh.

Oreksi i tepruar nuk mund të jetë kurrë këshilltar i mirë.

Gjëja më e vështirë – të njohësh vetveten, gjëja më e lehtë – t’u japësh këshilla të tjerëve.

Varkat e vogla lypset të rrinë më afër bregut.

Në qoftë se do të shpëtosh nga një mik që të mërzit me vizita , jepi para borxh.

Laj gishtin tënd përpara se të tregosh njollat e mija.

Mos i besoni atij që me t’u njohur me ju dhe pa asnjë shkak të dukshëm, ju shfaq një dashuri të zjarrtë.

Me njerëzit e thjeshtë flit sa më pak për teorira, dhe më shpesh vepro siç veprojnë ata.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re