Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se askush nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarr asgjë që do të sillte reagim të shqiptarëve apo të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që kundër serbëve të ndërmerr ndonjë aksion.

 

Ndër të tjera Gjuriç ka thënë se qytetarët në Kosovë me lehtësim e kanë pranuar mesazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili i ka ftuar serbët që “mos të bien në provokime të shqiptarëve”.

 

Sipas tij, në fushatën dezinformuese për Kosovën po marrin pjesë edhe disa përfaqësues minor të serbëve nga Kosova dhe këtë po e bëjnë, sipas Gjuriçit, drejtpërdrejt për llogari të Prishtinës.

 

“Sipas njohurive tona ata (serbët e përmendur më lartë) po punojnë edhe për shtete të huaja, flasin për skenarë të përleshjeve të paracaktuara. Këto tregime duhet t’ju krijojnë alibi shqiptarëve”.

 

Sipas tij, serbët nuk kanë arsye që të shqetësohen në lidhje me debatet më të fundit.

 

“Ata të cilët po përhapin dezinformata nuk po punojnë në interes të shtetit tonë, por në interes të Prishtinës”, ka përsëritur ai, duke aluduar në deklaratat e kryemurgut serb të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq i cili ka thënë se më 5 gusht serbët pritet të shpallin autonominë dhe më pas do të ndërhyjë Prishtina me forcat e armatosura.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re