Gjyakata Federale në SHBA ka caktuar datën e gjyqit ndaj ish presidentit donald trump. Ai do të përballet me akuzat për shpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, në 24 maj të vitit të ardhshëm.

 

Megjithëse Trump kishte kërkuar që gjyqi të niste pas zgjedhjeve te reja presidenciale, data e caktuar për nisjen e seancës përkon pikërisht me kulmin e fushatës.

 

Prokurorët akuzojnë Trump se ka mbajtur në rezidencën e tij “Mar a Lago” dokumente të klasifikuara dhe ka penguar tërheqjen e tyre nga ana e qeverisë, pas lënies së detyrës si president.

 

Por, do të duhet një vendim unanim i gjykatësve të çështjes për ta dënuar ish presidentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re