Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit Alma Ahmeti i vlerësoi si të ligjshme arrestimet e 23 protestuesve për dhunën e ushtruar në sportelet e vendosura në Kalimash, ndërsa la në burg 11 prej tyre, dy në arrest shtëpie ndërsa 10 të tjerë detyrim paraqitje.

 

Seanca në kushte jo normale u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme në Kukës.

 

Por vendimet e dhëna nuk u pritën mirë nga deputetët e opozitës.

 

Sipas tyre vendimi për lënien në burg të disa prej të arrestuarve është prova që gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen mosbindjes civile.

 

 

Në mbyllje të seancës së caktimit të masave të sigurisë,  23 të ndaluarit u transportuan në kushte të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

 

Pas mbylljes së procedurave 11 prej tyre do të shoqërohen në paraburgim. Mësohet se një pjesë e tyre do të qëndrojnë në burgun Jordan Misja, ndërsa të tjerët tek burgu në rrugën Mine Peza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re