Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liron biznesmenin Orest Sota. Me vendimin e marrë në seancën e kësaj të enjteje, trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë në detyrim paraqitjeje nga arrest me burg, kundrejt garancisë pasurore.
 
25-vjeçari Sota u arrestua në Elbasan nga policia në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po udhëtonte, biznesmenit iu gjetën e më pas iu sekuestruan 863 mijë euro dhe tre patenta, dy nga të cilat i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa njëra ishte e gruas së ish-ministrit.
 
I riu mësohet te këtë thënë se me këto para po shkonte te blinte hekur për llogari te biznesit te babit te tij, ndërsa patentat e ish- ministrit ishin harruar ne makinë nga shoferi i Saimir Tahirit me te cilin kishte miqësi.
 
Më 20 Nëntor, për herë të parë, organi i akuzës bëri lidhjen mes Sotës, Tahirit dhe Habilajve, duke thënë gjatë seancës së masës së sigurimit për biznesmenin 25 vjeçar, se shuma prej 863 mijë eurosh të gjetura në makinë dyshohet se i përket ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
 
Vendimi për Orest Sotën, vjen rreth 10 ditë pasi e njëjta Gjykatë, hodhi poshtë vendimin e Shkallës së Parë dhe i riktheu pasaportën e kartën e identitetit të bllokuara ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kërkese te Prokurorisë se Krimeve te Renda.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re