Dje Gjykata e Apelit ka caktuar datën 15 Mars ora 10:00 si seancë gjyqësore në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji ka nisur denoncimet e forta duke “shkelur” vetë në fushat me kanabis, pikërisht në vitet kur qeveria mohonte kanabizimin e vendit. Denoncoi konkretisht me prova lidhjet e ish ministrit Tahiri me kanabizimin.

Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji akuzuan që pjesë e lidhjeve me krimin ishte vetë vellai i ish ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj. Opozita akuzoi fort, se si nje i denuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhenia e denimit në Itali, sepse ishte vëllai i ministrit. Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi nje tjeter video ku i ashtequajturi “Babale” u paraqit si skafiat i vellait të ish ministrit të Brëndshëm.

Të nesërmen e denoncimit të Salianjit vellai i Ministrit Xhafaj ju dorëzua autoriteteve italiane, ndërkohe që ndaj deputetit sipas opozitës nisi një sulm politik duke përdorur gjykatat pasi u denoncua nga trafikanti Xhafaj për shpifje, për këtë u hap nje hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Momenti kur qeveria paraqiti draftin për  amnistine penale, Salianji paraqiti po ashtu një “kundër draft” për përjashtimin e përfitimit nga deputetet, duke zhdukur çdo alibi që gjyqet kundër tij të mos përballeshin si politike. “Gjyqe politike dhe vetëm” i ka referuar ai.

Siç edhe vlen të theksohet se të gjithe prokuroret dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhene vendimin ne shkalle te pare janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

Trupa gjyqesore qe do shqyrtoje çështjen ndaj Salianjit perbehet nga Elona Toro, Gent Shala, Iliba Bezati

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re