Sistemi gjyqësor është në prag të kolapsit. Gjendja më problematike është në gjykatat e Apelit, por nuk mbeten mbrapa as Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit.

 

Alarmi është ngritur nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila tha në komisionin e ligjeve se shkak janë bërë largimet nga vetingu.

 

Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim.Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet.

 

Për Llagamin një zgjidhje mund te jete grupimi i gjykatave. Kjo do të mund të shkurtonte kohën e shqyrtimit të çështjeve.

 

Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve.

 

Drejt zgjidhjes, sipas Llagamit, është situata në gjykatën e Lartë.

 

Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

 

Sa i takon aktivitet të gjykatave, është vënë re një rritje e stokut të çështjeve, kjo për shkak edhe të pandemisë, por edhe të largimit të togave të zeza nga Vettingu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re