Gjykata e Bashkimit Evropian vendosi që Airbnb, e cila ofron rezervime dhe akomodim përmes internetit, duhet të ndajë informacione me autoritetet tatimore në vendet ku operon.
Me seli në Luksemburg, gjykata më e lartë e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka vendosur për çështjen e “Airbnb Ireland” kundër legjislacionit të rajonit të Brukselit që kërkon që autoritetet tatimore të informohen për transaksionet turistike.
Gjykata vendosi se legjislacioni belg, i cili kërkon që ofruesit e shërbimeve elektronike të akomodimit dhe ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme të përcjellin disa detaje të transaksioneve të akomodimit turistik tek autoritetet tatimore, nuk është në kundërshtim me ligjin e BE-së.
Në vendim u theksua se legjislacioni në fjalë në Belgjikë është çështje financiare dhe nuk hyn në objektin e direktivave të tregtisë elektronike.
Airbnb pretendon se legjislacioni në fjalë në Belgjikë shkelte lirinë e saj për të ofruar shërbime.
Burimi: AA