Gjykata penale ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arrest për Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, për “deportimin e paligjshëm” të fëmijëve ukrainas.

Gjyqtarët e procedurës paraprake të gjykatës vlerësuan se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në paragjykim të fëmijëve ukrainas.”

Gjyqtarët e konsideruan lëshimin e urdhër-arresteve sekrete, por vendosën se bërja e tyre publike mund të “kontribuonte në parandalimin e kryerjes së mëtejshme të krimeve”.

Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e ICC.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re