Kur u dha lajmi se Tribunali Special ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, ky tashmë ishte nisur për në Uashington.

Gazeta Express mëson se Thaçi dhe ekipi i tij e kanë lëshuar vendin para rreth dy orësh, prej ku janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi është nisur për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun.

Presidenti ishte nisur në udhëtimin e tij, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penālisht përgjegjës për afërsisht 100 vrāsje të paligjshme. Krìmet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vìktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re