Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryekomisarin Stilian Pasho, i arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar kalimin në Greqi të një ngarkese me 26 kilogramë drogë.

 

AMP dyshoi se Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Volkswagen Passat” nga pjesa shqiptare e kufirit në drejtim të pjesës greke me qëllim që të mos kontrollohej nga efektivët e policisë.

 

Nga të dhënat policore është konstatuar se ai ka dalë nga makina edhe është kthyer mbrapsht në këmbë pasi u sigurua se kishte kaluar në territorin grek sasia e drogës.

 

Ka të dhëna se Pasho ka bërë të njëjtën gjë edhe më parë pikërisht me Lorenc Likën, fakte të provuara edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re