Gjykata e Lartë e Indisë ka udhëzuar qeverinë që të kërkojë ndihmë nga jashtë për të rregulluar atë që përshkruhet si një ndryshim shqetësues i ngjyrës së Taj Mahal-it, një nga mrekullitë e botës që vjen nga tradita dhe monumentalizmi islam.

Gjykatësit akuzuan qeverinë se nuk po e shfrytëzon ekspertizën dhe s’po ndërhyn për të ndryshuar situatën.

Gjykata tha se maozeleumi i famshëm, e ndërtuar në shekullin e 17-të prej mermeri i bardhë dhe materiale të tjera, ishte kthyer në të verdhë dhe tani po kthehej në ngjyrë kafe dhe të gjelbër.

Ndotja, ndërtimi dhe defekimi i insekteve thuhet të jenë ndër shkaqet e transformimit të ngjyrës.

Gjyqtarët Madan Lokur dhe Deepak Gupta shqyrtuan fotografitë e objektit të paraqitur nga ambientalistët dhe urdhëruan qeverinë të kërkojë ekspertizë brenda dhe jashtë Indisë.

Qeveria ka mbyllur mijëra fabrika pranë Taj Mahal-it, por aktivistët thonë se mermeri i saj sërish po humbet shkëlqimin e saj.

Kanalizimi në lumin Yamuna tij tërheq insektet që nxjerrin mbeturinat mbi muret e objektit duke i njollosur ato.

Taj Mahal u ndërtua nga perandori Mughal Shah Jahan në qytetin e Agra dhe tani është një nga atraksionet kryesore turistike në botë, duke tërhequr deri në 70,000 njerëz çdo ditë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re