Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen e vulës dhe logos së PD.

Në një postim në rrjetet sociale, PD thotë se është e bindur që kjo çështje do të gjejë zgjedhjen e duhur dhe ligjore pa shumë vonesa.

Lexo edhe :Related Posts

Reagimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojne drejtesine dhe te tjeret qe i tremben forcimit te opozites.

Gjykata e Lartë ktheu sot në Gjykatën e Apelit çështjen e vulës së PD dhe kjo e fundit pritet të marreë një vendim me një tjetër trupë gjykuese.

Deri në marrjen e vendimit vula dhe logoja e PD i përkasin Sali Berishës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re