Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Në këtë formë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, për një masë më të butë sigurie.

 

Vangjush Dako gjendet në paraburgim që prej muajit qershor, nën akuzë nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat si dhe pëer dhënien e tenderit për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re