Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tashmë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.
Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim.
