Çështja e tjetërsimi të pronave në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin ku u dënuan nga shkalla e parë 17 përsona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkoder dhe kthymin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.

Por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re