Pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj, Gjykatën e Lartë ka nisur punën duke shpallur dhe tre vendimet e para. Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj.

Qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si:

1.Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë.

2. Kërkesat e paraqitura nga palët për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duhet të përmbajnë domosdoshmërish disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me argumentimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të lidhjes mes interesit të ligshëm që synohet të mbrohet dhe cenimit të këtij ineteresi nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo ekzekutimimi i vendimit të gjykatës më të ulët.
Referojuni vendimit.

3. Fillimi i aplikimit të dispozitave procedurale që përcaktojnë vendosjen e gjobave si sanksion ndaj palëve që paraqesin në Gjykatë rekurse haptazi abuzive, sipas pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurës Civile. Sanksionet janë zbatuar ose ndaj palëve, subjekte privat apo publikë, ose ndaj avokatëve apo përfaqësuesve të palëve.

Gjykata e Lartë do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të saj, të gjitha vendimet e marra në dhomë këshillimi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re