Sekretari për Marrëdhëniet  me Publikun në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, i ftuar në Neës24 ka komentuar zhvillimet e fundit rreth PD dhe opozitës.

“Ky është një hap i qartë i Gjykatës së Lartë për të korrektuar punën e Apelit që nuk i dha drejtim mosmarrëveshjes mes dy palëve për logon e PD. Gjykata ka lënë sërish në fuqi Kuvendin e 21 korrikut sepse nuk ka një vendim të formës së prerë

Nuk kemi asnjë lajm të ri, pra nuk ka një vendim të formës së prerë që të themi se konflikti u zgjidh përfundimisht. Se kur do të vendoset përfundimisht, do të varet nga Gjykata e Apelit. Ka shumë fluks çështjesh.

Berisha dhe kushdo tjetër duhet t’i nënshtrohemi vendimeve të gjykatave, ose përndryshe nuk do të njohim sistemin, të marrim armët dhe të rrëzojmë sistemin juridik. Nuk ka arsye për këtë dhe mendoj se kjo epokë është mbyllur. Berisha nuk ka mbajtur një qëndrim koherent, duhet të qartësohet për një gjë.

Këtu ka një person të marrë në hetim, nuk është akuzë. Duhet të ulim pak tonet sepse nuk ka një tragjedi. Çështja shkoi në këtë pikë sepse ka thyer masat e mëparshme të kërkuara nga SPAK. Gjithë këto janë të pavenda, kur Berisha do ketë mundësinë të apelojë në gjykatë deri në Strasburg.

Pretendimi i Berishës që gjatë qeverisjes sonë nuk ka pasur korrupsion nuk qëndron, Ka pasur segmente të prekura nga korrupsioni gjatë asaj kohe. Ato i di prokuroria, ka disa çështje në hetim. Të themi se qeveria jonë ka qenë imune ndaj korrupsionit nuk më duket e drejtë.

Nëse marrim votat, ato të 14 majit treguan se kurba e Berishës është në rënie të dukshme, për arsye të qarta. Berisha bëri një gabim të rëndë, mos reagimi i tij në vitet 2017-2021, kur partia ishte në krizë të plotë. Punët ishin shumë keq, Berisha ishte protagonist i dorës së parë në dështimet e njëpasnjëshme. Ai u zgjua vetëm kur u cenua personalisht”, u shpreh ai.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re