Gjykata e Lartë ka pranuar rekusrsin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Dacit.
Gjykata e Lartë shqyrtoi rekursin e SPAK në dhomë këshillimi duke vendosur ta pranojë ta kalojë për gjykim.
SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra.
SPAK kërkon rikthimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga ushtrim i detyrës’ për Dacin.
Gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.