Kryetarja e këshillit të lartë gjyqësor e cilësoi bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë një prioritet kombëtar.

 

Përpara komisionit për monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit në “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Naureda Llagami tha se brenda nëntorit do jenë gati emrat për 4 anëtarët që do të zgjidhen nga jashtë sitetimit.

 

Sipas Llagamit këshilli do të hapë vakanca edhe për vendet e tjera në Gjykatën e Lartë, që i përkasin anëtarëve nga gjyqësori.

 

Për këtë sipas saj janë gati rregulloret, por procesi varet edhe nga vetingu. Llagami tha po ashtu se po punohet me parneteret për të ulur nunrim e cështjeve të mbartuara në Gjykatën e Lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re