Skip to content

Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe

Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

 

Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Fatos Tushes. Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes.

 

Më herët Tushe ka kërkuar disa herë lirinë edhe nga GJKKO, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, megjithatë kërkesat e tij të njëpasnjëshme u refuzuan.

 

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.