Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e telefonit të sekuestruar me urdhër të SPAK.

Deputetja e Partisë së Lirisë kishte ankimuar vendimin e 4 janarit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, por rekursi nuk u pranua nga Gjykata e Lartë.

Monika Kryemadhit iu është sekuestruar celulari në banesën e nënës së saj.

Kujtojmë se, SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar.

Nga ana tjetër, Kryemadhi, disa muaj më parë është pyetur nga gazetarët se për cilën çështje i është sekuestruar celulari. Ajo tha se ka të bëjë me inceneratorët.

“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia.

Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, ka deklaruar Kryemadhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re