Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Alma Kaçi ka kërkuar zbutje të kësaj mase me argumentimin se është nënë e një djali të mitur, për të cilin duhet të punojë.

 

Ajo u përfshi në skandalin seksual, ku shfaqet duke kryer akte intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit ndodhet në qeli, ndërsa akuzohet për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

 

Me datë 26 nëntor SPAK dërgoi çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme së bashku me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

 

Nëse hetimet janë fundore, një vendim që jepet nga toga e zeza, ata do të gjykohen si të bashkëpandehur nën akuzën e korrupsionit aktiv e pasiv.

 

“Nga analizimi i provave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar ose dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës. Ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ose pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës,”- thotë SPAK ditë më parë.

 

Skandali i një videoje seksuale që shumë shpejt rrodhi në rrjetet sociale, vetëm një muaj e dy ditë pasi Gjici fitoi bashkinë Kukës, u bë shkak që ai të jepte dorëheqjen e më pas të vihej në pranga për llogari të Prokurorisë Antikorrupsion.

Videoja, e fragmentarizuar në dy pjesë, kishte për protagonistë pikërisht Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, të cilët shfaqen duke kryer veprime intime brenda zyrës së bashkisë.Ndërsa, pjesa e dytë që shërbeu për të vënë nën akuzë të dy personat, tregonte cilët diskutimin mes tyre për dhënien e një tenderi për sterilizimin e qenve në bashkinë e Kukësit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re