Skip to content

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta SPAK

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin që bëri presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke e lënë këtë të fundit sërish në burg.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Meta kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë, atë të arrestit me burg, por kjo është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.