Gjykata e Lartë rrëzon rekursin ndaj Ndrea Prendit dhe Agim Llupos për kompetencën lëndore se cila gjykatë duhet të shqyrtojë padinë e gardës ndaj tyre, mësojenë burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta.

Gjykata Administrative kishte pezulluar shqyrtimin me argumentin se çështja ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë procesi duhet të vazhdojë në administrative.

Garda e Republikës kërkon nga Prendi e Llupo të paguajnë dëmshpërblimin ekonomik për viktimat e 21 janarit.

Sipas Gardës ata janë shpallur fajtor dhe duhet të paguajnë dëmin duke i kthyer lekët gardës./ shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re