Ashtu si çdo vit, edhe këtë të dielë është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë ceremonia përkujtimore e viktimave që u vranë në protestën e 21 janarit 2011.

Kryeministri Edi Rama, para familjarëve të viktimave tha se pret vendimin e Gjykatës së Lartë e cila pritet të jepet në 27 shkurt.

Lexo edhe :Related Posts

Teksa akuzon Prokurorinë e Tiranës se po mban qëllimisht në sirtar atë që Rama e quan “dosjen e gjakut”, shton se ajo duhet t’i kalojë për hetim SPAK .

“Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin  në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuar prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës”, tha Rama.

Ndërsa Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, kërkon drejtësi nga SPAK-u. Ai tha se vendimi i Strasburgut i ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen.

Pas përfundimit të ceremonisë, Rama dhe familjarët e viktimave, Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, bën homazhe në bulevard, duke vendosur dhe lule në vendin ku ata u vranë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re