Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.

Kërkese për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Me masën e sigurisë arrest në burg vijon të jetë dhe personi i tjetër i Altin Markut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re