Ka nisur në Gjykatën e Hagës në Hollandë, gjyqi për ish-presidentin kosovar Hashim Thaçi, i cili është akuzuar nga Gjykata Speciale në Kosovë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në këtë seancë të parë Thaçi u njoh me akuzat të cilat rëndojnë mbi të. Pasi prokurori e njohu me aktakuzën,Thaçi u shpreh se i ka lexuar dhe kuptuar, por i hedh poshtë të gjitha.

Pjesë nga biseda:

Avokati i Thaçit, Dastid Pallaska: Mirdita zoti Gjykatës. Kam nderim të përfaqësoj z.Thaçi. Disa prej kolegëve të mi nuk kanë pasur mundësi që të jenë prezent këtu, por që unë do t’i përmend. Ky process është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen më herët. Do të bashkëpunoj me gjykatën ashtu siç ka bërë dhe vetë zoti Thaçi gjatë këtyre viteve. Për herë të parë mësuam për këtë çështje, të mërkurën mbrëma ose të enjten. Kështu që nuk kemi krijuar dot një ekip mbrojtës. Nga ana jonë do të bëhet ç’është e mundur. Unë do të ulem dhe do t’ju lejoj që të vijoni me detyrat tuaja. Tani i drejtohem administratores.

Gjykatësi: Ju lutem ngrihuni në këmbë? Na thoni emrin dhe mbiemrin?

Hashim Thashi: Hashim Thaçi

Gjykatësi: Vendi i lindjes dhe data e lindjes

Hashim Thashi: 1968

Gjykatësi: Mund të uleni. Më datë 26 tetor 2020 unë si gjykatës konfirmova aktakuzën ku janë gjashtë akuza për burgosje, torturë vrasje dhe krime lufte, ndalim arbitrazh, trajtim mizor dhe vrasje të paligjshme. U arrestuat në Kosovë më 5 nëntor 2020, dhe u transferuat në Kosovë. A e kuoptoni gjuhën shqipe?

Hashim Thashi: Po

Gjykatësi: Do t’i vijojmë procedurat në gjuhën shqipe. Tani më lejoni t’ju shopjegoj qëllimin e seancës. Seanca e sotme nuk është gjykim, nuk do të paraqiten prova dhe as nuk do të dalin prova. Në lidhje me të nuk do të merret vendim në këtë seancë. Qëllimi i kësaj seancë, është për prezantimin e akuzave, dhe marrjen e konfirmimit nga i akuzuari. Duhet të informoj të akuzuarin se brenda 30 ditësh nga data e sotme, ai do të ftohet të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë apo pafajësinë. Në fund do të caktohen datat e tjera. Do tu përmbahemi këtyre çështjeve, një nga një.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re