Gjykata e Përmetit ka dhënë masën “Arrest shtëpie” për Betim Shkupin bashkëpunëtorin e botuesit Henri Çili. Shkupi ka pasur të drejtën për të kontrolluar të gjitha aksionet e universitetit privat në pronësi të Çilit.

Seanca për Shkupin u mbajt këtë të hënë nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu. Një ditë më parë u gjykuan dhe 30 të ndaluarit e tjerë të operacionit “Mezhgorani”, por Betim Shkupi kishte konflikt interesi me gjyqtarin Ditan Hasani, pasi kanë qënë shokë shkolle ndaj për të u hodh sërisht shorti.

Në dosje citohet gjithashtu se pas përfitimit të 750 mijë eurove një pjesë e të cilave të konvertuara në prona, noterja Shpresa Gjoci, ka përpiluar një kontratë dhurimi për bashkëpunëtorin e Çilit. Ajo është është firmosur më 10 janar 2020 në emër të Betim Shkupit dhe me dijeni të botuesit.

Siç sqarohet në dosjen e Prokurorsë këto para u siguruan nga Adil Aliko, babai i dy të dënuarve Arbion dhe Alban për vrasjen e efektivit të Reneas, Ibrahim Basha. Ai kërkoi që të përshpejtohej shqyrtimi i dosjes nga Gjykata e Lartë e për këtë si negociator akuzohet Henri Çili. Adil Aliko ka telefonuar biznesmenin Sait Fishta, i cili i dhuroi botuesit dhe dy apartamente në Velipojë. Ato më pas u kaluan në emrin e Betim Shkupit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re