Gjykata e Posaçme ka dënuar me 13 vite burg ish-truperojën e Saimi Tahitit por, me gjykim të shkurtuar ky dënim i ulet në 8 vjet e 8 muaj.

 

 

Për Markun SPAK kërkoi 12 vjet burgim, por Gjykata e Posaçme e rriti dënimin e tij me 1 vit.

 

 

Hekuran Marku u arrestua më 18 gusht të vitit të kaluar në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e u ekstradua në maj të këtij viti në shtetin tonë.

 

 

Ai akuzohet për trafikimin e 1 toni kanabis drejt Italisë në kohën kur në krye të ministrisë së Brendshme ishte Sajmir Tahiri, vepër kjo e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

 

Italia, Shqipëria dhe Eurojust kryen një operacion të përbashkët ndërkombëtar të koduar me emrin “Shpirti” verën e vitit të kaluar.

 

 

Mes të arrestuarve ishte edhe ish-kolegu i Hekuran Markut, Agustin Deda. Ky i fundit u prangos në Francë për llogari të SPAK-ut, por ai ka kërkuar azil politik në shtetin francez.

 

 

Hetimet provuan se dy ish-truprojat që mbronin Saimir Tahirin ndikuan në ngritjen e parcelave të kultivimit të kanabisit në Tepelenë.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png