Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku do qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin “arrest me burg” ndaj Markut, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

47-vjeçari Hekuran Marku u ekstraduar një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri, për tu përballur me akuzat. Ndërkohë mësohet se ish-truproja tjetër e Tahirit, Paulin Deda, është ende i lirë në Francë, pasi ka kërkuar azil politik atje dhe autoritetet franceze duke shqyrtuar kërkesën e tij. SPAK kërkoi arrestimin e tyre disa muaj më parë, pasi emrat e tyre dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Në 2016-ën, kohë kur ata qenë në detyrë dhe shoqërues të Tahirit sipas dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë Marku dhe Deda kanë qenë të implikuar në trafikun e lëndës narkotike drejt Italisë. Dy skafistët e kapur nga autoritet italiane në 2016 me mbi 1000 kilogramë kanabis, përballë hetuesve Italian treguan se pronar të lëndës narkotike ishin pikërisht këta persona. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, por edhe anëtarë të tjerë të grupit përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar aktivitetin e paligjshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re