Gjykata e Posaçme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj grupit te Talo Celës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me katër viktima.

Në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla.

Për te pandehurit Talo Cela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar.

Të pandehurit akuzohen për vrasje e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re